FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Po bën xhiron e botës, lojtarët e Sivasspor zbresin me uniformë të bardhë në dëborë (VIDEO)

Ndeshja e sotme e kampionatit turk të futbollit mes Basaksehir dhe Sivasspor po bën xhiron në rrjetet sociale. Arsyeja nuk ishte rëndësia e saj, por fakti se në Stambollin e mbuluar nga dëbora, ekipi mik zbriti në fushë me uniforma krejtësisht të bardha.

Nga pamjet është pothuajse krejtësisht e pamundur që të dallosh lojtarët e Sivassporit në fushë, ndërkohë që portokallia e uniformës së Basaksehir i lejoi telespektatorët të dallonin qartë futbollistët vendas.

Në Twitter, nisën talljet me të tilla pamje: “Edhe pse nuk duket, janë dy skuadra në fushën e lojës. Shikoni mirë, pasi lojtarët e Sivassporit janë aty”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?