Po bën xhiron e botës, në Francë shënohet nga mesi i fushës (VIDEO)
Nicolas Belvito njihet shumë pak, pasi luan me ekipin e Grenoble në Ligue 2 në Francë. Gjithsesi në transfertën ndaj Ajaccio ai arriti të bëjë emrin e tij të lakohet nga të gjithë mediet.
Ndeshja ishte fiksuar në shifrat 1-1 dhe skuadrat po shkonin drejt një barazimi, ndryshe mendoi sulmuesi, i cili pa daljen e portierit kundërshtar në një moment dhe nuk ngurroi të godasë nga rrethi i mesit të fushës.
Një goditje e fortë, e kalibruar mirë dhe e saktë që u ndal në rrjetë dhe i dha fitoren skuadrës së Grenoble që renditet në vend të 9-të me 45 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

