Po bën xhiron e botës/ Pronari i Nottingham përplaset fizikisht me nipin e kryeministrit grek (VIDEO)
Një incident i pazakontë ka tronditur finalen e EuroLeague Final në Athinë, ku pronari i Nottingham Forest dhe i Olympiacos, Evangelos Marinakis, dyshohet se është përfshirë në një përplasje fizike me Grigoris Dimitriadis, nip i kryeministrit grek.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, pamjet e kamerave të sigurisë pretendohet se tregojnë momentin kur Marinakis afrohet te Dimitriadis gjatë ndeshjes së zhvilluar në Peace and Friendship Stadium.
Në video, biznesmeni grek shihet duke zbritur shkallët e zonës VIP, përpara se të ndalet përballë Dimitriadis. Pas një shkëmbimi të shkurtër verbal, Marinakis dyshohet se e godet me shuplakë, çka shkaktoi menjëherë tension dhe përplasje mes të dyve.
Raportohet se Dimitriadis reagoi duke kundërpërgjigjur me grusht, ndërsa truprojat dhe stafet përkatëse ndërhynë për të ndarë palët dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Të dy vijuan më pas debatet verbale nga anë të kundërta të barrierave të sigurisë.
Pas përplasjes, Marinakis u pa me këmishë të grisur dhe me një mavijosje pranë syrit të djathtë, duke shtuar spekulimet mbi intensitetin e incidentit.
Sipas mediave lokale greke, konflikti dyshohet të ketë lidhje me tensione mes grupeve rivale politike dhe sportive, të cilat kanë qenë të pranishme edhe më parë në evente të profilit të lartë në vend.
Marinakis konsiderohet një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më kontrovers në Greqi, me interesa në transportin detar, media dhe futboll. Ai kontrollon klube si Nottingham Forest dhe Olympiacos, përveç investimeve në sektorë të tjerë ekonomikë.
KOHA JONË SONDAZH

