Po shkëlqen me Legian në Poloni, Ernest Muçi merr ofertë nga La Liga
Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi mund të bëjë hapin e madh në karrierë për të luajtur në La Liga. Celta Vigo së fundmi mësohet se ka shfaqur interesim për 22-vjeçarin, teksa kanë nisur kontaktet me Legian e Varshavës dhe palët mund të gjejnë akordin së shpejti.
I transferuar në vitin 2021 te polakët, Tirana përfitoi 500 mijë euro nga transferimi, duke mbajtur edhe një pjesë të kartonit. Sulmuesi në dy sezone e gjysmë ka pësuar një rritje në lojë duke qenë protagonist.
Megjithatë pavarësisht, interesimit nga spanjollët deri më tani nuk raportohet të ketë ndonjë ofertë zyrtare nga Celta Vigo dhe nuk dihet nëse thjesht aludohet apo ka vërtetë diçka konkrete për transferimin e 22-vjeçarit në La Liga.
KOHA JONË SONDAZH

