Po shkëlqen te Teuta, Kallaku: Ëndërroj të luaj në kombëtare

Mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku është një nga surprizat më të bukura të gjysmës së parë të Kategorisë Superiore. Me klasin e treguar në 2 fazat e lënë pas, 20-vjeçari ka hedhur kandidaturën për të qenë pjesë e ekipit Kombëtar.

“Normalisht ëndrra e çdo futbollisti është Kombëtarja, por të kapësh Kombëtaren A duhet shumë punë dhe duhet të jap shumëfishin e asaj që kam dhënë deri më tani.

Me vullnet dhe punë arrihet gjithçka. Mund të them se jam pak i rënduar nga këmbët, jo vetëm unë por i gjithë ekipi, sepse kemi punuar intensivisht me nga dy seanca, përgjatë 12 ditëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi kjo do jetë një javë ku do lirohemi. Objektivi? Ne e kemi thënë që në fillim, se objektivi i drejtuesve është që të kapim kupat e Europës. Nëse titulli është pranë, pse mos ta tentojmë? Nuk kemi frikë nga titulli”, u shpreh Kallaku për Supersport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?