FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Po të isha Ronaldo do ta rrihja Joao Felix në dhomat e zhveshjes”

Portugalia u eliminua mbrëmjen e djeshme pas humbjes 0-1 ndaj Belgjikës.  Roy Keane, në një analizë për mediat britanike, kritikoi ashpër Joao Felix, i cili sipas tij është një zhgënjim total i këtij kampionati.

Golashënuesi i ri i Atletico Madridit nuk ishte titullar, ai hyri në lojë në pjesën e dytë, por sipas Keane, ishte zhgënjim i madh me atë që dha në fushë:

“Joao Felix… Deri në momentet kur hyri thoja pse nuk e aktivizon trajneri. Minutat në fushë më treguan se ai është një zhgënjim. Joao Felix është një mashtrim i madh në futbollin botëror. Edhe kur vendi i tij pati nevojë për të, ai hyri në lojë dhe nuk dha asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhej të godiste drejt portës kundërshtare, as këtë nuk e bëri. 100 milionë paund, dikush pagoi kaq shumë para për të, por është një mashtrim klasik. Po të isha Cristiano Ronaldo do të shkoja dhe do ta rrihja në mes të dhomës së zhveshjes”, deklaroi Keane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?