Pochettino: Jam krenar me ekipin, De Gea bëri 11 pritje të pabesueshme

Manchester United mori një fitore të rëndësishme 1-0 sot ndaj Tottenham, një rezultat që sigurisht ka mërzitur disi trajnerin Maurizio Pochettino. Strategu argjentinas u shpreh i kënaqur për punën e ekipit të tij, ndërkohë që lëvdoi De Gean që bëri disa ndërhyrje fantastike.

“Jam i kënaur dhe krenar. Pas 4 vite e gjysmë, mund të them që ka qenë pjesa e dytë më e mirë që ka luajtur Tottenham. Ishte e fantastike dhe mendoj se De Gea ka bërë 11 pritje të pabesueshme Në futboll, ndonjëherë meriton të fitosh por nuk e arrin. Kjo është arsyeja që e duam futbollin.

Në pjesën e parë dominuam, por nuk ishim shumë të organizuar dhe pasi humbëm Sissokon pësuam edhe gol. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë, por nuk arritëm që të shënonim. Kush e pa ndeshjen mendoj se ka parë një ndeshje fantastike”, deklaroi Pochettino. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?