Pogba humbet avionin, mbetet në Torino për shkak të anti-dopingut

Paul Pogba mbetet në Torino, por jo për t’u transferuar te Juventusi. Pas fitores 2-1 në minutat e fundit,  mesfushori francez ka humbur avionin, me të cilin trajneri Mourinho dhe “Djajtë e Kuq” kanë lënë qytetin e Torinos për t’u kthyer në Angli.

Arsyeja? Një kontroll i papritur anti-doping, si një rutinë e UEFA-s, e cila e ka përfshirë ish-lojtarin e Juventusit në kryerjen e testeve përkatëse. Pogba ka kaluar mbi një orë me këtë procedurë, çka i kushtoi udhëtimin me shokët.

Kështu raporton “The Sun”, që tregon se kampioni francez, për këtë shkak, nuk udhëtoi dot me skuadrën në kthim. Një pengesë e vogël në fund të një mbrëmjeje të veçantë për Pogba, i cili nuk i fshehu emocionet e tij për kthimin në atë stadium, ku u bë edhe një ndër mesfushorët më të mirë në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?