FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Poketino: Me Juven gjithçka e hapur, Sarri bën futboll fantastik!

Totenhem ka barazuar 2-2 në ndeshjen e parë në Ligën e kampionëve ndaj Juventusit duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në fazën çerekfinale. Trajneri i “Gjelave”, Mauricio Poketino ka komentuar këtë duel, teksa nuk ka kursyer as komentet për Napolin e Sarrit.

“Jam krenar që arritëm të dominojmë në Torino, por me rezultatin 2-2 asgjë nuk është vendosur ende. Nuk kam asgjë për të këshilluar një trajner si Sarri, që është një prej teknikëve më të mirë në botë. Napoli mund të fitojë titullin kampion në Seria A, futbolli i Sarrit është fantastik për tu parë, unë kur mundem, tentoj të ndjek ndeshjet e të kaltërve. E kam ndjekur Kajehon që nga Spanja, ndihem i lidhur me atë. Ishte një futbollist i imi te Espanjol. Sarri është Sarri, ndërsa Guardiola është Guardiola. Çdo trajner ka stilin e tij. Unë kërkoj të rritem çdo ditë. Çdo rrugë është e mirë për të fituar, natyrisht duhen futbollistë të fortë për të fituar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?