FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia blindon Shkupin para ndeshjes historike

Shkupin e pret një ndeshje e madhe dhe historike. Shkëndija e Tetovës do të presë gjigantin Milan, në kuadrin e rrethit të katërt të kualifikimit për në Europa League.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka apeluar me njoftim deri tek qytetarët dhe tifozët që do të jenë në stadium për këtë super ndeshje:

”Apelohet deri te të gjithë personat që do të udhëtojnë në Shkup, që sa më herët – të hyjnë në stadium dhe mos të qëndrojnë para hyrjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëkohësisht, njoftohen gjithë ata persona që do të udhëtojnë me mjete private, t’i parkojnë veturat në vendet e duhura, pasi në të kundërtën do të ketë gjoba.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendparkimet që mund t’i shfrytëzojnë janë: Parkingu i kopshtit zoologjik, Ballkanika, parkingu i hotelit “Aleksandar Palace”, parking i palestrës sportive “Boris Trajkovski” dhe parkingu para Ambasadës së Amerikës,” thuhet në apelin e Policisë, sipas Tetovasot.

Përballja Shkëndija-Milani luhet të enjten në “Telekom Arena” të Shkupit me fillim në orën 20:45 minuta, ndërsa dyert e tribunave për tifozët do të jenë të hapura 3 orë para fillimit të ndeshjes. Dyert do të mbyllen 45 minuta para fillimit të ndeshjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?