Portieri i Manchester Cityt: Ja pse zgjodha Kosovën

Përveç formës që mirë që po kalon momentalisht dhe ngjitjes në Ligën C, Kosova arriti të fitojë edhe një talent të madh si Arijanet Muric.

Portieri i Manchester Cityt luajti titullar në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit dhe bëri një paraqitje fanstastike duke treguar qartë se e ardhmja e portës së Kosovës është në duar të sigurta.

19-vjeçari ka dhënë një intervistë për “KTV”, ku ka treguar arsyet përse ai ka zgjedhur Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çudi bën fakti se intervista është bërë në anglisht, pasi ai nuk e flet mirë gjuhën shqipen duke qenë se është lindur dhe rritur në Angli.

Swiss Digital Mobile Reklama

E prisnit të ishit titullar?

Nuk kam pritur asgjë pasi është vendim i trajnerit. Jam i lutmur që e pata mudnësinë për të luajtur.

Pse keni zgjedhur të luani për Kosovën?

Jam nga familja Muriq dhe babai im vendosi te luaja për Kosovën. Ndihem më mirë.

Keni qenë më parë në Kosovë më parë?

Po kam qenë në Pejë.

Cilat janë pritshmëritë tuaja ndaj Maqedonisë?

Nëse luajmë si pjesën e dytë në ndeshjen e fundit mendoj se do t’i mposhtim ata. Mendoj se do të jetë më e vështira në Ligën C, por ne do të kemi luajtur më shumë bashkë.

Hapat e parë në futboll?

Arseyja ishte një shoku u babait tim. Unë jam marrë me sportin e karatesë, dhe ai më tha ‘ta provojmë me futbollin’. Kam qenë 11 vjeç kur nisa të luaja futboll.

Ju këroi Guardiola?

Mendoj se kam shumë mundësi me trajnerin e portierëve dhe mendoj se ka qenë zgjedhja e tij. Por edhe Guardiola më njeh mua. Ai më beson.

Ka qenë trajneri i kënaqur me paraqitjen tuaj në “Carabo Cup?

Mendoj se ka qenë i kënaqur. Mendoj se ka qenë i kënaqur. Kam pasur shumë biseda me të. Nëse nuk thotë gjë ka arsyet e tij. Më pëlqen shumë kur më bërtet. Është moment i bukur. Guardiola është intelegjant dhe i veçantë. Mund të mësosh shumë nga ai.

Ka ndonjë futbollist që ju insipiron?

Çdo futbollist atje punon shumë dhe nuk mund të veçoj ndonjërin. I gjithë ekipi punon fort. Mendoj se është Fabian Delph.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?