Pozuan me kufomën e Maradonës, punonjësit e agjencisë funerale kërcënohen me vdekje

Rëndohet edhe më shumë situata e punonjësve të agjencisë funerale që guxuan të bëjnë selfie me kufomën e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona, sepse pas indinjatës në rrjetet sociale, tani po përballen me kërcënime për jetën e padi gjyqësore.

Kështu të tre punonjësit janë shkarkuar menjëherë nga puna, ndërsa njëri prej tyre dha një intervistë për “Radio10” deklaroi se nuk ka bërë selfie dhe se po merr vazhdimisht kërcënime me jetë nga tifozë ultras të Boca Juniors.

“Gjithçka është një keqkuptim, pasi atë foto nuk e kam bërë unë. Atë e ka bërë dikush tjetër në mënyrë tinzare, ndërkohë që po rregullonim kufomën. Kam 25 vite që punoj në agjenci funerale dhe madje kam qenë i angazhuar edhe në ceremoninë e varrimit të babait të Diegos, në vitin 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund t’ia lejoja vetes kurrsesi një gabim të tillë. Tani jo vetëm jam shkarkuar padrejtësisht nga puna, por kam marrë edhe kërcënime për jetën, ndërsa së fundi kam parë njerëz të dyshimtë të kalojnë para portës së shtëpisë time”, u shpreh një nga punonjësit e agjencisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?