Prandelli debuton me humbje te Fiorentina, mundet nga Benevento e Inzaghit (VIDEO)
Cesare Prandellit e ka nisur me humbje aventurën në krye të Fiorentinës. Vijon momenti jo për skuadrën vjollcë që u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga Benevento e Simone Inzaghit në shtëpi.
Vendosi gjithçka një gol i Improtas në minutën e 52-të, në një ndeshje ku Fiorentina ishte pa grinë dhe nuk shfaqi ndonjë dëshirë të madhe për ta fituar takimin.
Me këtë fitore Benevento parakaloi pikërisht vjollcët në renditje dhe u ngjit në kuotën e 9 pikëve, 1 më shumë se Fiorentina që pavarësisht përpjekjeve për të barazuar deri në fund, doli pa pikë nga Artemio Franchi.
KOHA JONË SONDAZH

