FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pranë largimit nga Liverpooli, Salah dëshiron të transferohet tek kjo skuadër!

Mohamed Salah po kërkon largimin nga Liverpooli pasi dëshiron të provojë një aventurë të re në Spanjë.

“Ylli” egjiptian me shumë mundësi do t’i bashkohet skuadrës së Ernesto Valverdes, Barcelonës, ose asaj të Julen Lopetegui, Real Madrid.

Dy skuadrat në fjalë kanë shprehur një interesim të madh për të kompletuar këtë transfertë të bujshme me vlerë rreth 160 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-sulmuesi i Romës, kandidat për “Topin e Artë”, ishte një nga lojtarët më të përfolur për një transferim të mundshëm në Real Madrid, pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit. Megjithatë, Kloppi, por edhe drejtuesit e Liverpoolit, e konsideronin këtë transferim si të pamundur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, Salah nuk e ka filluar këtë sezon ashtu siç kishte bërë edhe vitin e kaluar. Pavarësisht mbështetjes që ka marrë nga trajneri i tij, ai ka marrë mjaft shumë kritika nga të tjerët, dhe kjo ka ndikuar që ai të kërkojë edhe më shumë largimin nga Premierliga.

Salah arriti t’i habisë të gjithë me performancat e tij gjatë sezonit të kaluar pasi ai arriti t’i shënojë 44 gola dhe i bëri 16 asiste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?