FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prapaskenat e merkatos/ Alexis Sanchez iu ofrua Real Madridit, por Zidane refuzoi transferimin

Spanjollja sportive “Don Balon” ka zbuluar sot se sulmuesi kilian Alexis Sanchez ka qenë pranë transferimit te skuadra e Real Madrid në orët e fundit të merkatos së verës.

Ka qenë menaxheri i lojtarit ai që ka folur me drejtuesit e skuadrës “merengues”, duke kërkuar 75 milionë euro për shërbimet e Sanchez. Një shumë që ishte më e madhe se ajo prej 60 milionë eurosh që pat ofruar Manchester City i Pep Guardiola për të marrë lojtarin e Arsenal.

Por, pak orë para mbylljes së merkatos, vendimin përfundimtar e ka marrë trajneri Zinedine Zidane, që ka refuzuar transferimin e Alexis Sanchez te Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri francez i ka thënë presidentit Florentino Perez se ky lojtar nuk është i nevojshëm për momentin, pasi mund të mbërrijë në Madrid verën e ardhshme, me parametrin zero. Kilianit i përfundon kontrata verën e ardhshme, ndërkohë që ofertat ndaj tij nuk kanë munguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?