FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prej 2 muajsh duhet të ishte lojtar i Juventusit, Shick kalon te rivalet për titull

Merr fund një prej telenovela më të gjatë të kësaj meraktoje vere në kampionatin italian. Futbollisti Patrick Shick sot ka firmosur me skuadrën kryeqytetase te Romës 2 muaj pasi kishte arritur një marrëveshje për kalimin e tij te Juventusi.

21-vjeçari para dy muajsh u zyrtarizua si futbollist i bardhezinjve, por një problem me vizitat mjekësore bëri që torinezët të anulonin marrëveshjen me Sampdoria-n. Shick pati një problem të vogël gjatë testeve mjekësore në zemër por analizat e fundit treguan se çeku e kishte kaluar plotësisht atë.

Në garë nga ky moment nuk ishte më vetëm Juventus, por një sërë ekipesh italiane me në krye Romën dhe Interin të cilët po tentonin të bënin pjesë të skuadrës këmbëmajtin e talentuar. Pas 3 javësh në trataviva sipas mediave italiane Patrick Shick nga sot është një futbollist i Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Verdhekuqtë kanë firmosur për huazimin e tij për vlerën e 5 milionë eurove, ndërsa transferimi përfundimtar do të bëhet në fund të sezonit, pasi të kenë paguar 33 milionë euro të tjera në arkat e Sampdorias. Vetë futbollisti ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare, nga e cila do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fenomenë të tillë lindin vetëm një herë në 100 vite”, ishin fjalët me të cilat presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero, përshëndeti marrëveshjen e arritur mes palëve. “Ai është më i mirë se Bekenbauer. Trajtojeni mirë sepse është një xhevahir, keni për të parë si do të shkëlqejë para portës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?