FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Barcelonës qartëson të ardhmen e Valverdes dhe Jordi Alba-s

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka konfirmuar se është i kënaqur me punën që trajneri Ernesto Valverde po bën në krye të skuadrës katalane, duke theksuar se do t’i besojë drejtimin e ekipit edhe për të ardhmen.

“Valverde po punon mjaft mirë. Ne kemi besim të plotë te puna e tij dhe mund t’ju siguroj se do të jetë trajneri ynë edhe për sezonin e ardhshëm. Është një person shumë inteligjent, që njeh sistemin e lojës së Barçës dhe e drejton skuadrën në një mënyrë që më pëlqen shumë”, deklaroi numri 1 i katalanëve.

Bartomeu foli edhe për të ardhmen e mbrojtësin Jordi Alba, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi duke negociuar me Jordin për një rinovim shumë afatgjatë, pasi e duam në skuadrën tonë për 5 vitet e ardhshme. Jemi mirënjohës për atë që ka dhënë ai me Barçën dhe e shohim si fondamental për lojën tonë”, tha Bartomeu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?