Presidenti i Barcelonës shpërthen kundër sheikëve të PSG-së dhe Neymarit

Pas largimit të Neymar drejt PSG, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka shpërthyer në një mbledhje vjetore të klubit kundër brazilianit dhe sheikëve që investojnë në futboll.

“Dua të flas për të ardhmen. Neymar ishte pjesë e Barcelonës, por tani është një histori e shkuar. Mënyra se si u soll nuk ishte e denjë për një futbollist që i përshtatet Barçës. Ishte vendimi i tij për t’u larguar, edhe pse bëmë maksimumin për ta mbajtur. Por, ka limit për çdo gjë, sepse asnjë futbollist nuk është më i rëndësishëm se Barça”, tha kreu i klubit katalanas.

“Ne jemi një klub me 118 vite histori, me më shumë se 140 mijë aksionarë. Nuk jemi një klub sheikësh ose oligarkësh”, tha presidenti i Barcelonës duke lënë të kuptohet se ideja e tij ishte: sheikët nuk mund të bëjnë historinë në futboll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?