FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Barcelonës zbulon të vërtetën: Pa tifozë për të dhënë mesazh politik

Barcelona luajti ndeshjen ndaj Las Palmas pa praninë e tifozëve dhe fillimisht u tha se kjo u bë për shkaqe sigurie, sepse në rrugët e qytetit po ndodhte dhuna ndaj përkrahësve të referendumit për pavarësi.

Presidenti i FC Barcelona, Joseph Bartomeu, ka zbuluar se nuk ishte siguria arsyeja pse ndeshja u luajt pa tifozë.

Ai ka bërë të ditur se klubi ishte i interesuar që ndeshja të shtyhej, por Federata e Futbollit të Spanjës e kundërshtoi dhe ekipi do të dënohej me heqjen e 6 pikëve nëse nuk luan.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo (loja pa tifozë) ishte një veprim për të treguar kundërshtimin tonë ndaj asaj që ndodhi. Nuk ishte çështje sigurie, policia na dha të drejtën të luajmë. Por ne donim të tregojmë se kjo lojë ishte ndryshe për shkak të gjithë asaj që po ndodhte në Kataloni dhe vuajtjet tona nga mungesa e lirisë këtu”, tha Bartomeu.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në vend që të shtyhej ndeshja – gjë që ne e kërkuam – vendosëm të luajmë me dyer të mbyllura. Kështu e treguam brengën tonë për situatën dhe dërguam mesazhin e përkrahjes për ata të cilëve u mohohet e drejta për tu shprehur lirshëm”, tha Bartomeu.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?