Presidenti i Barçës e pranon: Jemi në kërkim të këtij lojtari

Dëmtimet që Samuel Umtiti edhe Thomas Vermaelen i kanë pësuar ditët e fundmi e kanë lënë Barcelonën keq dhe pa opsione në repartin e mbrojtjes.

Në fakt belgu e gjen vetën shumë shpesh në listën e të dëmtuarve, prandaj klubit i është bërë thirrje ta transferojë të paktën edhe një qendërmbrojtës.

Presidenti i Barçës, Maria Bartomeu, tani e ka pranuar se klubi është duke e konsideruar një gjë të tillë, dhe në janar mund ta transferojë një qendërmbrojtës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të jemi në kërkim të një qendërmbrojtësi në tregun e transferimeve”, tha Bartomeu.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi të pafat se dy nga katër qendërmbrojtësit që i kemi janë dëmtuar. Ne e kemi edhe ekipin B dhe kjo mund të jetë një mundësi për ta”, shtoi ai.

“Do të shohim se çfarë ndodh”, theksoi Bartomeu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?