FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i federatës maqedonase: Ndaj Shqipërisë e kaluam provimin

Maqedonia dhe Shqipëria barazuan 1-1 mbrëmë në “Mlados Staddium” në Strumnicë në ndeshjen e 8-të në grupet për t’u kualifikuar në “Rusi 2018”. Sfida ishte cilësuar si me rrezikshmëri të lart, dhe siç evidentojnë edhe mediat maqedonase (ekipa.mk), është fitorja më e madhe për sfidën e mbrëmjes së djeshme.

Presidenti i Federatës Maqedonase të Futbollit, Ilcho Gjorgjioski dhe presidenti Duka kanë konfirmuar një gjë të tillë.

“Jam i kënaqur me organizimin e bërë për këtë ndeshje, që është cilësuar si me rrezikshmëri të lart nga UEFA. Ky rrezik ka kaluar pa incidentin më të vogël. Ne e kaluam provimin dhe treguam se Maqedonia është gati për të organizuar vente të mëdha. Sa për ndeshjen, më vjen keq që nuk fituam pasi në fund patëm mundësi të mira shënimi”, tha Gjorgjioski pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duka ndërkohë konfirmoi se ndeshja shkoi mjaft mirë, duke evidentuar vetëm faktin se udhëtimi ishte i lodhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?