FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Francës në stërvitjen e Marsejës, trajneri Garcia i dhuron fanelën e… Tottit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është tifoz “i çmendur” i Marsejës dhe dje ka lënë për pak kohë pushimet dhe impenjimet që vazhdojnë edhe gjatë tyre për t’i bërë një vizitë skuadrës së zemrës.

Macron shkoi në stërvitje, ku gjuajti disa topa e bisedoi me lojtarët, të cilët e mirëpritën vizitën e presidentit, ashtu si dhe trajneri Rudi Garcia.

Garcia i dhuroi presidentit Macron edhe një fanellë me numrin 10, veçse jo atë që mban Payet te Marseja, por atë që mbante Francesco Totti te Roma, skuadër të cilën Garcia e ka drejtuar më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tifoz i OM dhe tifoz i madh i futbollit. Faleminderit për vitizitën tuaj, President”, shkruan Garcia në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?