Presidenti i klubit grek mban premtimin, lan makinat e futbollistëve (VIDEO)
Dashuria e madhe ndaj klubit mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Një çmenduri ka ndodhur në shtetin grek, ku protagonist është pronari i një skuadre. Presidenti i klubit të PAOK-ut, George Savides ka mbajtur premtimin e dhënë para ndeshjes duke u bërë shembull për të tjerët.
Ai kishte premtuar se do t’iu lante veturat të gjithë futbollistëve të ekipit në rast se triumfojnë në derbin e qytetit kundër Arisit. Kjo e fundit pësoi humbje me rezultat 2-1 dhe më pas i pari i klubit të PAOK-ut, Savides u pastroi veturat të gjithë lojtarëve.
Skuadra e Savidesit udhëheq kampionatin me 19 pikë, ndërkohë që Arisi zë vendin e gjashtë me 12 pikë. PAOK në takimin e radhës do të përballet me Panathinaikosin.

KOHA JONË SONDAZH

