FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Laçit: Nuk kemi asnjë sekret, duam të renditemi mes 6 të parëve

Laçi është shndërruar “makthi” i Partizanit në vitet e fundit dhe shpeshherë i ka hapur punë. Ekipi bardhezi i drejtuar nga Stavri Nica ishte surpriza e javës së parë të kampionatit për arsyen që mundi në transfertë të kuqtë, ekip që është ndërtuar për të fituar titullin kampion. Mirëpo, presidenti i kurbinasve, Pashk Laska, thotë se nuk ishte aspak surprizë, sepse ekipi ka punuar për të marrë këto rezultate.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, numri një i ekipit laçian tha se në ndërtimin e kësaj skuadre nuk ka sekrete, por gjithçka është e hapur. I pyetur se cili është objektivi i skuadrës, Laska nuk ka dashur të nxitohet, sepse thotë që është vetëm fillimi, por do të ishte i kënaqur nëse Laçi do ta mbyllte kampionatin në një nga gjashtë vendet e para.

NDESHJA
“E kishim vlerësuar ndeshjen maksimalisht dhe patëm gjithashtu edhe fat. E fituam ne sepse të gjithë i bënë detyrat shumë mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SEKRETI
“Nuk ka asnjë sekret në këtë skuadër. Ne i bëjmë të gjitha gjërat e hapura. Ekipi është ndërtuar për të qenë më i fortë sesa vitin e kaluar. Do të bëjmë më të mirën e mundshme në të ardhmen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

PARTIZANI
“Partizani është Partizan, por do të na ecte edhe ne shansi njëherë. Ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë dhe mori atë për të cilën shkuam në Tiranë”.

OBJEKTIVAT
“Është shumë herët për të folur, sepse kampionati sapo ka nisur. Sigurisht që duhet parë në të ardhmen se çfarë mund të bëjmë. Dëshira jonë është që ta mbyllim kampionatin mes gjashtë vendeve të para. Ekipi është solid, sepse nuk kemi bërë shumë ndryshime dhe ruajtëm grupin e lojtarëve të sezonit të kaluar. Afruam disa futbollistë cilësorë dhe mendoj se kemi ekip të fortë”./p.sport

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?