Presidenti i Milanit: Preferoj tre pjesëmarrje në Champions se një titull në Seria A

Milani po kalon një moment të vështirë, duke marrë parasysh se shumë lojtarë gjenden në infermieri, presidenti Paolo Scaroni foli në një intervistë për situatën tek skuadra kuqezi, duke përfshirë këtu merkaton dhe “Fair Play-n financiar”.

“Në futboll janë dy male që duhet të ngjiten njëkohësisht, ajo sportive dhe ekonomike. Të dyja janë të lidhura me “Fair Play-n financiar”. Në mënyrë që të risjellim përsëri këtu kampionë të mëdhenj, duhet të shohim nga lindja ose Amerika, sepse çdo gjë ka të bëjë me vëmendjen që marrim nga bota. Sa i përket merkatos, e adhuroj Ibrahimovicin, por nuk vendos unë për transferimet”.

Presidenti i Milanit foli gjithashtu për Juventusin, që tashmë dominon prej vitesh në Itali, por edhe për takimin me UEFA-n të martën, ku me shumë mundësi pritet të jepet një dënim për kuqezinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Juventus është i vetmi ekip i cili ka ndjekur rrugën e klubeve angleze. Sigurisht janë për t’u marrë shembull. Por, gjithsesi, sot kanë vlerë edhe kompeticionet evropiane. Për mendimin tim, më mirë do të ishte të kualifikoheshe 3 herë në Champions sesa të fitosh një kampionat. Të martën do të takohemi me UEFA-n, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?