Presidenti i Realit e pranon: Jemi në një moment të vështirë…

“Jemi të ndërgjegjshëm që po kalojmë një moment të vështirë. Do të vazhdojmë që të forcojmë skuadrën me talent dhe kualitet”. Kështu është shprehur presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, duke folur në prezantimin e 19-vjeçarit Brahim Diaz.

Duke folur për momentin e vështirë të madrilenëve, numri një i merengues është mbrojtur duke thënë: “Reali ka fituar Champions league dhe Kupën e Botës për Klubeve tre herë radhazi, 4 në 5 vitet e fundit, diçka që nuk ka ndodhur më parë. Ky klub, kjo skuadër dhe këta lojtarë do të vazhdojnë që të ndërtojnë një Real që do të emocionojë në të tashmen dhe të ardhmen”, ka deklaruar Perez. /Koha Jone/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?