Presidenti i UEFA-s: Situata e Milanit më shqetëson!
Lajmet e fundit që kanë qarkulluar mbi Milanin se presidenti kinez i klubit milanez është i zhytur në borxhe, por edhe mbi kaosin që ka përfshirë tashmë futbollin italian nuk kanë ngelur pa u komentuar nga Presidenti i UEFA-s, Alexandre Ceferin.
Në një intervistë për “Repubblica”, Ceferin është shprehur se e shqetëson situata e kuqezinjve.
“Po punojmë mbi ata, nuk mund të them. Realisht jam i shqetësuar, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Në mes të dhjetorit do të presim një tjetër sqarim me shkrim prej tyre dhe do ta vlerësojmë”.
Presidenti i UEFA-s preku dhe disa tema të tjera, si dorëheqja e presidentit të federatës italiane të futbollit, Tavecchio.
“U bë president në 2014-ën dhe afroi Conten, i cili në Francë nuk kishte një skuadër kampionësh, por më pas shkoi te Chelsea. Tavecchio mori një tjetër trajner, por mendoni se mund të fitohet Botërori, pasi në dy edicionet më parë Italia e mbylli që në grupe?! Jo… Për sa i përket pjesës tjetër, federata bëri një punë të mirë”.
KOHA JONË SONDAZH

