FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: Mirënjohje Lorik Canës, kapitenit të kombëtares sonë

Në ndeshjen e sotme Shqipëri-Itali, ku u zhvillua dhe ceremonia e lamtumirës për largimin nga radhët e ekipit të kapitenit të kombëtares Lorik Cana, mes tifozëve ishte i pranishëm dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Kreu i shtetit ka shprehur vlerësimin e tij për lojtarin e njohur dhe kontributin që ka dhënë për ekipin kuq e zi.

Në një koment në Facebook, Presidenti thekson se Lorik Cana erdhi nga Franca për të udhëhequr ekipin e kombëtares shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Loriku erdhi nga Franca për të udhëhequr Kombëtaren drejt Europianit të Francës. Mirënjohje Lorik Canës, kapitenit të Kombëtares sonë për gjithçka i dha Kombëtares, futbollit dhe sportdashësve! Faleminderit Kapiten”,- shkruan në komentin e tij kreu i shtetit, Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Ilir Meta e ndoqi ndeshjen e kombëtares shqiptare, me vajzën e tij Era dhe homologun kosovar, Hashim Thaçi.

Presidenti Ilir Meta, vajza e tij Era dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke ndjekur ndeshjen Shqipëri-Itali

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?