FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti zbulon largimin e Qakës, por mund të mbetet në Rumani

Kamer Qaka mund të mbetet sërish në Rumani. Mesfushori i kombëtares sonë kërkohet nga disa skuadra në merkaton e janarit, teksa Politenhika Iasi është gati që ta lërë të lirë në rast të një ofertë të mirë financiare. Presidenti Adrian Ambrosie është shprehur i gatshëm për ta lënë të lirë nëse vjen një ofertë prej 1 milion euro.

Në një deklaratë të dhënë së fundmi për mediat në Rumani, numri një i kësaj skuadra ka zbuluar dhe skuadrën e fundit që ka shprehur interes për Qakën.

“Për Qakën ende nuk kemi marrë ndonjë ofertë konkrete, por menaxheri i tij është në bisedime me disa klube në Itali dhe Spanjë. Megjithatë, edhe skuadra portugeze e Bragës ka shprehur interes për lojtarin tonë. Ka edhe skuadra nga League 1 që na kanë kontaktuar për Qakën, dhe skuadra e fundit ka qenë CSU Craiova. Ata kanë shprehur interes për kontratën e Qakës. Ne duam që ta mbajmë deri në verë, por do të jetë shumë e vështirë, duke ekipet e interesuara, u shpreh presidenti Adrian Ambrosie.

Swiss Digital Desktop Reklama

22-vjeçari ka debutuar vetëm disa minuta në miqësoren ndaj Turqisë, por që pas asaj ndeshje interesimi për të nga ekipe të njohura sa vjen e bëhet edhe më i madh. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?