Prezantohet modeli më i ri, BMW X7, më e madhja e prodhuar ndonjëherë (Foto+Video)

Nga viti 2018, kompania gjermane për prodhimin e veturave, BMW, do të shtohet edhe me dy modele të reja në linjën e makinave SUV, shkruan TopGear. Përveç modelit X2, BMW pritet të prezantojë edhe modelin më të madh të këtij lloji nga BMW, atë X7.


Shefi i dizajnit të kompanisë, Adrian van Hooydonk ka thënë se ky model që do të prezantohet në panairin e Franfurtit javën e ardhshme, do të jetë model i përafërt me atë që do të prodhohet për vitin 2018.

Kompania thotë që kjo makinë do të jetë BMW-ja më e madhe e prodhuar ndonjëherë, sidomos në hapësirën që ofron brenda.

Në panairin e veturave Frankfurt Motor Show që do të mbahet javën e ardhshme, kompanitë më të mëdha të botës do të prezantojnë modelet dhe prototipet e tyre më të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?