Prifti korçar tërbon Partizanin: Le të lehin qentë e kuq

E mbani mend legjendarin e portës korçare dhe të ekipit Kombëtar, Jani Kaçi, që deklaronte se përveç Skënderbeut ai ishte edhe tifoz i Partizanit. Ndërkohë më e freskët është deklarimi publik i ish-rektorit të Universitetit të Korçës, Gjergji Mero, i cili ndonëse është korçar me krenari e ka pohuar se është tifoz i Partizanit.

prifti-korcar-470x353

Futbolli dhe në përgjithësi sporti shikohet si mundësi për të bashkuar popuj dhe etnitë e ndryshme, por jo të shfrytëzohet për interesa të ndryshme politike, fetare apo akuza të tjera. Por ndodh që dalin edhe eksponentë të ndryshëm, që në përditshmërinë e tyre kanë status të veçantë, madje që mund të jenë të respektuar dhe vital në punën e tyre. Por ndodh që dalin jashtë kornizës dhe me tifozllëkun e tyre kalojnë në fyerje apo bëhen shkak për ndarje dhe përplasje mes grupimeve të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zakonisht thuhet se politika dhe feja duhet t’i mbajë duart larg sportit, në mënyrë që të mos e përdorin atë për shijet dhe interesat e tyre, duke vënë një grupim ndaj një grupimi tjetër. Rasti më i freskët i devijimit të kësaj kauze është komenti që ka bërë dje prifti i kishës Shën Thanasi në Korçë, At Vangjel Terezi, në rrjete sociale.
priftikorcar
Ai mund të jetë një njeri i respektueshëm dhe i dashur për komunitetin në punën që bën, por komenti i tij shikohet i papranueshëm për vetë staturën që mban. Komenti i priftit është i ashpër dhe fyrjet e tija mund të mos merreshin për bazë nëse do të ishin bërë nga ndonjë njeri i thjeshtë, por jo një personazh publik dhe aq më shumë një që predikon paqe, mirësi dhe bashkim. Kometi i Terezit mund ta tërbojë Partizanin, pasi ankesat e tyre i konsideron si lehje qensh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja komenti i priftit korçar: “Skënderbeu dhe Takaj vazhdojnë rrugën drejt titullit kampion, kurse qentë e kuq e të tjerët le ta ndjekin duke lehur ham, ham, ham. Edicionin tjetër në Korçë do të të dëgjohet himni i UEFA Champions League, pavarësisht të lehurave SKËNDERBEU”.

/Panorama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?