FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prishtina fiton finalen e Superkupës së Kosovës në Antalia

Sot në Antalia të Turqisë është luajtur finalja e Superkupës së Kosovës, trofe që u diskutua mes Dritës kampione në fuqi dhe Prishtinës fituese të Digitalb Kupës, ndërsa triumfues ishin pikërisht kryeqytetasit me rezultatin 1-3.

Kjo është hera e parë që një finale e këtij lloji luhet jashtë Kosove dhe pikërisht në Antalia, ku dy skuadrat po kryejnë edhe fazën përgatitore, ndërsa 90-minutëshi dhuroi emocione.

Zyba kaloi në avantazh Prishtinën që në minutën e dytë, ndërsa reagimi i Dritës ishte i menjëhershëm, pasi Kastriot Rexha riktheu baraspeshën në minutën e 4-t.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 22-të Prishtina fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi saktë Krasniqi dhe u dha avantazhin kryeqytetasve, ndërsa në shtesë ishte Shillova që vulosi suksesin 3-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?