Pritet dhunë në finalen e 25 majit, Ultrasit e Romës letër fansave: Respektoni Tiranën!
Roma është duke u përgatitur për finalen e Conference League që do të luhet më 25 maj në Tiranë ndaj Feynoord. Verdhekuqtë në këtë ndeshje do të kenë edhe mbështetjen e një numri të lartë tifozësh që do të udhëtojnë nga Italia, teksa kërkesat për një biletë në tribunat e Air Albania janë të jashtëzakonshme.
Ultrasit e Romës nëpërmjet një komunikate kanë bërë të qartë edhe rregullat që duhet të ndjekë secili prej anëtarëve. Një nga pikat që tërheq më së shumti vëmendjen është ajo ku theksohet se tifozët duhet të respektojnë qytetin që i mirëpret, pra Tiranën. Ndër të tjera, ultrasit e Romës kërkojnë nga anëtarët të jenë korrektë në stadium dhe jashtë impiantit.
“Roma jonë, pas 31 vitesh, kthehet për të luajtur një finale evropiane. Mund t’ju garantojmë se ata që do të jenë atje do të bëjnë gjithçka për të përfaqësuar edhe ata që për fat të keq nuk mund të jenë atje.
Kemi një takim me historinë dhe duhet të jemi të denjë për të. Tirana duhet të trajtohet në mënyrën e duhur, brenda dhe jashtë stadiumit, për arsye të dukshme. Disa rregulla të thjeshta që ju ftojmë të ndiqni:
Shmangni ecjen vetëm ose në grupe të vogla; Mos sillni flamuj ose pankarta personale, materiali do t’ju ofrohet në vend. Pika e takimit për të shkuar në stadium do t’ju komunikohet më vonë; Tregoni respekt për qytetin që na pret”.

KOHA JONË SONDAZH

