FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prapaskena/ Perez provon për të rikthyer Zidane në krye të Realit

Sipas rregullores së La Liga-s, Santiago Solari nuk mund të qëndrojë më tepër se 14 ditë në pankinë, ai ose duhet të emërohet në mënyrë të përhershme, ose madrilenët duhet të përcaktojnë një tjetër trajner.

Këtë gjë e konfirmon edhe vetë trajneri aktual i “Los Blancos”, i cili në konferencën për shtyp pohoi: “Jam i përqendruar te ndeshja e nesërme dhe të gjithë kanë ndjesi pozitive, duke përfshirë dhe lojtarët. Ata janë të përqendruar te ndeshja. Puna afatgjatë nuk është në dorën time, ky është roli im. Unë duhet të përgatis ndeshjen e ardhshme me përqëndrim maksimal”.

Sipas mediave franceze, Florentino Perez nuk do të presë më gjatë për drejtuesin e ri të pankinës së Real Madridit, por do të kontaktojë me Zinedine Zidane dhe agjentin e tij Alain Migliaccio, në mënyrë që tekniku të rikthehet te “Los Blancos”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?