FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG, Al Khelaifi: Neymar te Real Madridi? Eshtë…

Me përqendrimin e plotë të PSG-së në Doha, presidenti i ekipit francez, Al Khelaifi, foli mbi çdo thashethem, që e lidh yllin e tij të madh me një transferim te Real Madridi. Para një pyetjeje të tillë, ai tha: “Neymar te Real Madridi? Eshtë e pamundur”.

Udhëheqësi i gjigantëve francezë e di se braziliani është çelësi i ekipit të tij, nëse dëshiron të arrijë Ligën e Kampionëve, ndaj nuk do të lejojë që ai të largohet. Tani për tani, Neymar do të vazhdojë të formojë një sulm me Mbappe dhe Cavani, çka parashikohet të vijojë për një kohë të gjatë nga presidenti i parizienëve.

Për momentin, braziliani dhe Al Khelaifi po përqëndrohen në kapërcimin e Real Madridit në fazat e eliminimit direct të Ligës së Kampionëve, një provë zjarri, në të cilën do të shihet nëse parizianët kanë ndërmarrë ndonjë hap përpara me afrimet cilësore të verës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?