PSG befason Juventusin, gati për të rrëmbyer objektivin e madh në mesfushë
PSG nuk kërkon të humbasë asnjë shans për të bërë blerjen e duhur në merkato. Klubi francez së fundmi është bërë pjesë e garës për të nënshkruar me Houssem Aouar, super talenti i cili nuk ka marrëdhënie të mira me Lyon-in.
Kushton 50 milionë euro, ky është çmimi i vendosur nga presidenti Jean-Michel Aulas, që ka sqaruar se kërkon ta mbajë deri në fundin e sezonit.
Ai ndiqet prej disa muajsh nga Juventus, që e ka kërkuar pas shitjes së Pjanic te Barcelona, madje arriti edhe një marrëveshje në fundin e merkatos së verës. Gjithsesi tashmë në garë është edhe PSG që nuk kursehet shumë kur bëhet fjalë për talente.
KOHA JONË SONDAZH

