PSG bën gati 60 mln euro dhe Draxler për të rrëmbyer yllin e Napolit

PSG është gati të bëjë investime të rëndësishme për të përfocuar repartin e mesfushës pasi Rabiot pritet që të largohet. Mesfushori brazilian i Napolit, Allan është i pari në listën e preferencave të trajnerit gjerman të PSG-së, ndërsa drejtuesit e klubit francez po studiojnë formulën me të cilën mund të transferojnë futbollistin.

De Laurentiis e konsideron brazilianin të pashitshëm, por PSG ka ato që mund t’i prishin mendjen kujtdo, paratë dhe me një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh, mund të bindin napolitanët të heqin dorë nga Allan.

Por sipas raportimeve nga mediat italiane, klubi francez është i gatshëm të përfshijë në marrëveshje edhe fantazistin gjerman Julian Draxler, i cili nuk ka bindur aspak në Paris, gjatë kësaj kohe.

Swiss Digital Desktop Reklama

PSG-ja do të përqendrojë të gjitha energjitë për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, ndaj Tuchel e ka të qartë se për këtë objektiv madhor, duhet një organikë e pasur me lojtarë kualitativë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?