PSG bën gati shkëmbimin e bujshëm nëse do t’i besojë Pochettinos

PSG me shumë mundësi do t’i besojë pankinën trajnerit Mauricio Pochettino, pasi shkarkoi Tuchel. Një nga emrat e parë që pritet të afrohet në merkaton e janarit është Christian Eriksen.

PSG do të ishte zgjidhja perfekte jo vetëm për danezin, por edhe për Interin, pasi në radhët e francezëve luan një lojtar i pëlqyer prej disa kohësh, Leandro Paredes. Duke hedhur hipotezën e një shkëmbim mes dy lojtarëve në fjalë.

Paredes për parisienët nuk konsiderohet i pashitshëm, ndërsa Conte e ka në vendet e para të listës së përforcimeve në mesfushë. Në këtë pikë, një shkëmbim, me një formulë që padyshim duhet të përcaktohet, pasi akoma po flasim për skenarë hipotetikë, mund t’i bëjë të gjithë të lumtur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?