PSG cakton çmimin e shitjes së Neymar, “sirena” nga Arabia për brazilianin
Paris Saint-Germain kërkon të përfitojë para nga tregu i transferimeve dhe së fundmi po flitet për një largim të Neymar. Kampionët e Francës i kanë vendosur çmimin 10-shit të ekipit.
Skuadra franceze kërkon të paktën një shumë prej 150 milionë euro për të lënë të lirë yllin brazilian. Barcelona e pëlqen opsionin për rikthimin e Neymar, por fair play financiar i kërcënon katalanasit.
Në orët e fundit, është raportuar për një kalim të mundshëm të yllit brazilian në Arabinë Saudite, ndërkohë që dëshira e tij është që sezonin e parë të kalojë në formë huazimi te Barcelona.
KOHA JONË SONDAZH

