PSG fiton me “poker” ndaj Lyon-it, e zgjidh sfidën që në 45 minutat e para
Paris Saint-Germain triumfon me “poker” ndaj Lyon-it në “Parc Olympique Lyonnais” në takimin e javës së katërt të Ligue 1.
Miqtë dominuan dhe gjetën avantazhin që në minutën 4’ me Mbappe që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 20’ Hakimi dyfishoi avantazhin e PSG-së.
Skuadra e Luis Enrique vazhdoi me sulmet, me Asension që shënoi golin e tretë në minutën e 38’, teksa Mbappe vulosi pjesën e parë, duke realizuar golin e katërt për ekipin e tij në minutën e 45+1’.
Vendasit tentuan të reagonin në pjesën e dytë, por mundën të shënonin vetëm një gol me Tolisso, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 74’.
KOHA JONË SONDAZH

