PSG hipotekon kampionatin në Francë, fiton me përmbysje ndaj Nisës (VIDEO)
PSG nuk ka rivalë në Francë. Skuadra e Unai Emeri ka fituar edhe në transfertën e vështirë ndaj Nisës. Ndeshja nisi keq për parisienët që e panë veten në disavantazh që në minutën e 17-të, teksa Saint Maksim realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë.
Gëzimi i vendasve zgjati vetëm 4 minuta, pasi Di Maria barazoi shifrat. Në momentin që dukej se ndeshja do të mbyllej me këtë rezultat, mendon Dani Alvesh, i cili godet me kokë brenda zonës duke i dhënë 3 pikët e radhës.
PSG mban vendin e parë me 83 pikë, 17 më shumë se Monako. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

