PSG i pandalshëm edhe pa yjet, fiton ndaj Trojes (VIDEO)

PSG nuk ndalet as pa yjet e saj në kampionatin francez. Skuadra e Unai Emeri ka fituar 2-0 në fushën e Trojes, duke ruajtur 14 pikët avantazh në krye të Ligue 1 ndaj Monakos. Në këtë ndeshje nuk u aktivizuan Kavani, Mbape, Markuinjos, Dani Alvesh dhe Verrati për të qenë sa më të freskët për ndeshjen e kthimit ndaj Realit në Champions.

Goli i parë erdhi në minutën e parë të pjesës së dytë nga Di Maria. Argjentinasi mori një pasim të shkëlqyer nga qendërsulmuesi Julian Draxler dhe mposhti portierin vendas duke e kaluar topin sipër trupit të tij. Ky ishte goli i nëntë i Di Maria në këtë sezon. 13 minuta nga fundi Kristofer Nkunku, sulmuesi 20-vjeçar, realizoi golin e dytë për miqtë në ndeshjen e tij të parë si titullar në Ligue 1.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?