PSG i prish punë sërish Barcelonës në merkato, kërkon De Jong

Talenti i ri holandez Frenkie De Jong është një nga emrat më të kërkuar në meraton europiane. Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë për një transferim të mundshëm te skuadra e Barcelonës, ndërkohë që në garë janë edhe Manchester city me PSG.

Dhe kur optimizmi nisi të mbizotëronte në Camp Nou, duke ditur se Ajax do të transferonte lojtarin më të mirë të së ardhmes me 75 milionë, presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi ndërhyn për të prishur gjithçka. Si një hakmarrje nga ana e sheikut nga Katari për tentativën e Barcelonës për t’i marrë parisinëvë një lojtar të rëndësishëm si Rabiot me parametra zero.

De Jong pritet që brenda pak ditësh gjithçka të zyrtarizohet me holandezin që sezonin e ardhshëm projektohet të mbajë veshur fanellën e PSG në Parc des Princes, vetëm nëse ai nuk do të ndryshojë mendim në minutën e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?