PSG konfirmon një mungesë të madhe për sfidën ndaj Barcelonës
Barcelona-PSG është një nga sfidat më spektakolare të fazës së 1/8-ve në Champions League. Para ndeshjes së parë te skuadra parisienë ka një lajm aspak të mirë.
Angel Di Maria, një nga më të mirët e këtij sezoni, nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e parë ndaj katalanasve në “Camp Nou”, stadium ku herën e fundit që e kanë vizituar, janë mundur 6-1.
Argjentinasi pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen me Marseille në fundjavën e shkuar dhe do i duhet të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave.
Mungesën e tij ndaj Barcelonës e konfirmoi edhe vetë trajneri i parisienëve, Maurucio Pochettino. “Di Maria nuk do të jetë për ndeshjen me Barcelonën. Ka një dëmtim dhe nuk mund ta rrezikojmë”, u shpreh argjentinasi.
KOHA JONË SONDAZH

