FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG merr hak ndaj Marseille-s, fiton Superkupën e Francës (VIDEO)

Paris Saint Germain merr hak ndaj Marseille-s në “Trophée des Champions” (Superkupa), kur përballen fituesi i Ligue 1 me atë të Kupës së Frances.

Skuadra që tashmë drejtohet nga Pochettino siguroi trofeun e parë sezonal falë suksesit 2-1 në “Stade Bollaert-Delelis” të Lensit, ku për parizienët shënuan Mauro Icardi në pjesën e parë (39’) dhe Neymar me 11-metërsh pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Marseille arriti të hapte ndeshjen në minutën e 89-të me golin e Payet, por koha e mbetur në dispozicion për skuadrën e Vilas-Boas ishte e pamjaftueshme për të shënuar një gol të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?