FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG nuk ndalet, ka gati edhe formulën për të rrëmbyer Ronaldon nga Reali

Pas i rrëmbeu Nejmarin Barcelonës, PSG është gati që të bëjë një tjetër super blerje në merkaton e verës. Këtë herë klubi parisien është duke tentuar që t’i rrëmbejë futbollistin më të mirë ekipit të Realit.

Sipas “El Confidential”, PSG është i interesuar për të rrëmbyer Kristiano Ronaldon. Presidenti Al Kelaifi është gati për të bindur fituesin  “Topit të Artë” për ta transferuar në Paris dhe për të formuar një treshe të frikshme me Nejmar dhe Mbape.

Francët e kanë gjetur zgjidhjen e këtij operacioni edhe në aspektin ekonomik, teksa po tentojnë që të bindin Edinson Kavanin për t’u transferuar në Bernabeo. Kjo lëvizje shihet si pozitive edhe në “Bernabeo” pasi Perez prej kohësh është në merkato në kërkim të një zëvendësuesi për Karim Benzema.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi uruguaian nuk ndihet shumë mirë në Paris pas transferimit të Nejmar, dhe mund të pranojë këtë propozim që është në të mirë të të dyja klubeve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?