PSG nuk ndalet në merkato, pranë transferimit të sulmuesit francez
Paris Saint-Germain është pranë një thetër goditje në merkato. Deri më tani janë afruar në sulm emra si Dembele, Asensio dhe Gonçalo Ramos.
Gjithsesi, drejtuesit e PSG nuk ndalen me kaq pasi së fundmi kanë gjetur akordin me Randal Kolo Muani. Sulmuesi që aktivizohet me Eintracht Frankfurt në Bundesligë dëshiron transferimin në Ligue 1, aty ku do të bashkohej me një pjesë të madhe të shokëve të kombëtares së Francës.
Kolo Muani ka gjetur edhe akordin personal me drejtuesit e PSG dhe “topi” tashmë është në “fushën” e gjermanëve. Sulmuesi shënoi 23 gola dhe do të kontribuonte me 17 asist në 46 ndeshje me fanellën e Eintracht Frankfurt sezonin e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

