FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG shkatërron Lilën, Nejmar dhe Lo Çelso gola të çmendur (VIDEO)

PSG vijon të dominojë në kampionatin francez. Skuadra e Unai Emeri ka marrë fitoren e radhës në transfertë ndaj Lilës me rezultatin 3-0. Kampionët e Francës kaluan në avantazh vetëm në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me një gol të Berçiçe, i cili u shërbye në zonë nga Kavani.

PSG nuk arriti që të shënonte një goledë, por në pjesën e dytë nuk mund të mungonte një gol dhe nga Nejmar. Në minutën e 77-të, braziliani ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, e cila përfundon në trekëndësh. 10 minutë më pas është talenti Xhovani Lo Çelso, i cili shënon një gol të mrekullueshëm, një ndër më të bukurit e këtij sezoni. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?