PSG transferon për 65 milionë euro sulmuesin e Benficës, por ka probleme me “Fair Play Financiar”

Gonçalo Ramos mund të quhet lojtari më i ri i Paris Saint-Germain. Klubi francez ka gjetur një marrëveshje me lojtarin. Ramos do të jetë qendërsulmuesi i skuadrës së Luis Enrique për pesë sezonet e ardhshme (me opsion deri në vitin 2029) dhe do të fitojë 5.5 milionë në sezon. Një pagë që do të varet dhe nga golat apo rezultatet e skuadrës.

Marrëveshja pritet të mbyllet brenda fundjavës, teksa lojtari në ditët në vijim do të kryejë vizitat mjekësorë. Benfica do të fitojë 65 milionë plus 15 bonuse, por një pjesë e madhe e kësaj shume do të paguhet vetëm sezonin e ardhshëm.

Problemet me fair play-in financiar të PSG-së kanë bërë që strategjia e merkatos së klubit francez të ndryshojë, teksa një situatë të ngjashme ka dhe me Ousmane Dembélé. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?