Qazim Laçi shënon super gol në Champions, por Sparta e Pragës eliminohet (VIDEO)

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili aktivizohet me kampionët e Spartës së Pragës, ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në Champions League.

Me një gjuajtje të kalibruar nga goditja e dënimit, Laçi shtangu portierin kundërshtar, duke shënuar golin për 2-1 në kohën shtesë të ndeshjes. Mesfushori shqiptar e nisi këtë përballje nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 89-të. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, teksa dueli iu drejtua minutave shtesë.

Në minutat shtesë u shënuan plot 4 gola, teksa rezultati përfundimtar i sfidës ishte 3-3. Në fund ishte skuadra daneze ajo që festoi, duke u kualifikuar falë “ruletës ruse”. Penalltitë i buzëqeshën Kopenhagenit (2-4). Në gjuajtjet e 11-metërshave, u përfshi edhe Laçi. I dyti në radhë shqiptari u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?